• +355 69 20 00 000
  • Qendra Olympic, Rr. Ymer Kurti, Tirane, Albania

Kush Eshte RAEA FINANCIAL SERVICES

Raea Financial Services Sh.P.K. është themeluar në vitin 2016 si Institucion Financiar J.B. dhe është  licencuar nga Banka e Shqipërisë (BSH) në kryerjen e shërbimeve financiare.

Raea Financial Services  është kompani e specializuar në shërbime financiare, aktivitetin e saj e zhvillon  në mbarë Shqiperine. Raea Financial Service ofron një game të gjerë të shërbimeve:

  • Shërbimin e Pagesave te utiliteteve
  • Transferimin e Parave,
  • Transfertat Tregtare
  • Kembim valutor
  • Rimbushjen e telefonave mobil, Internetit dhe TV, etj.
  • Pagesa e faturave te ndryshme
  • Konsulence financiare

RAEA FINANCIAL SERVICES eshte Institucion  financiar, I cili në qendër të veprimtarisë së tij ka klientin. Sllogani yne: “Sepse ju kurseni me Raea”   shpreh qartë që ne kemi përgjegjësine, seriozitetin, profesionalizmi dhe integritetin që në veprimtarine tonë të rrisim besimin e klientëve, të partnerëve tanë si dhe imazhin e mirë te RAEA FINANCIAL SERVICES.

Synimi jone mbeshtetet ne Parimet e biznesit të Raea Financial Services.

Parimet pasqyrojnë atë cka ne besojmë dhe synojmë të arrijmë. Jetësimi i tyre në veprimtarinë tonë ndihmon në përballje dinjitoze ndaj konkurrentëve,  gjithmone duke ecur me hapin e kohës. Cdo parim është i rëndësishëm dhe ne jemi koshient që strategjia jonë do ti japë jetë një Kulture te re me baze pergjegjesitë sociale.
Parimet tona janë  të panegociushme dhe cdo punonjës I Raea duhet t’i zbatojë ato në veprimtarinë e tij. Parimet e biznesit te Raea Financial Services bëjnë të mundur kryerjen e shërbimeve në cilësi të lartë dhe  ndihmojnë klientët tanë të mirëadministrojnë të ardhurat e tyre.

MISIONI I RAEA FINANCIAL SERVICES

Institucioni ynë financiar, në qendër të veprimtarisë së tij ka njerëzit dhe besimin. Ne jemi të vendosur të krijojmë vlera maksimale në shërbimin ndaj klientëve pasi suksesi ynë është i lidhur ngushtë me suksesin e klienteve tanë. Ne i ndërtojmë produktet dhe shërbimet tona duke i dhënë prioritet kërkesave dhe objektivave të tyre kështu që klientët tanë të kenë një eksperiencë fantastike dhe një jetë sa më të thjesht.
Kjo gje do te jetë në vazhdimësi baza për  zhvillimin e standarteve ku e ardhmja financiare te jetë e sigurtë.
Përgjegjësia, serioziteti, profesionalizmi dhe integriteti në veprimtarine e Raea Financial Services garantojne besimin e klientëve dhe të partnerëve si dhe ruajnë imazhin dhe emrin e mire te Raea Financial Services sh.p.k.